Bota

Aktori Arnold Schwarzenegger flet për ndryshimet klimatike: Politikanët shkatërrojnë gjithçka, bota të ndërgjegjësohet

2 Korrik 2021, 14:24 Nga DOSJA
Aktori Arnold Schwarzenegger flet për ndryshimet klimatike:

SHBA- Aktori Arnold Schwarzenegger dëshiron që njerëzit të bashkohen për të trajtuar ndryshimin e klimës. Mediat e huaja shkruajnë se aktori mendon se sa i përket shqetësimit mjedisor barra qëndron mbi popullin  dhe jo mbi politikanët.

Duke folur për “Sky News” aktori shprehu se “politikanët me të vërtetë shkatërrojnë gjithçka” dhe se bota duhet të ndërtojë një “lëvizje themelore” për të ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me ndryshimin e klimës.

“Ne duhet të ndërtojmë një lëvizje themelore dhe të edukojmë publikun në mënyrë që ata të dinë për rreziqet që vijnë përpara. Nuk ka asnjë lidhje me politikën, që ne të heqim qafe ndotjen sepse kjo vret njerëzit,”-tha ai në samitin mbi ndryshimin e klimës.

Arnold Schwarzenegger i ka kushtuar shumë rëndësi çështjeve mjedisore dhe ka nxitur njerëzit të fokusojnë energjinë e tyre për mbrojtjen e mjedisit.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arnold schwarzenegger arnold schwarzenegger

Sondazh

Poll