Bota

BILANCI/ Dy viktima dhe 17 raste të reja me koronavirus në Kosovë

2 Korrik 2021, 13:34 Nga DOSJA
BILANCI/ Dy viktima dhe 17 raste të reja me koronavirus në Kosovë

KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar dy viktima dhe 17 raste pozitivë me Covid-19. Në njoftimin e publikuar, thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19. Sot janë shëruar 8 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353.

Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës. Deri më sot 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.241 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353. Në total numri i rasteve aktive është 172.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll