Bota

Bullgaria mohoi integrimin në BE, Zoran Zaev: U zhgënjyem, nuk i filluam negociatat me Bashkimin Europian

2 Korrik 2021, 12:03 Nga DOSJA
Bullgaria mohoi integrimin në BE, Zoran Zaev: U zhgënjyem, nuk i

OHËR– Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur zhgënjimin e tij, se Bashkimi Evropian nuk e caktoi konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Prespës,  Zaev tha se fajin për mos caktimin e datës për konferencën e ka pozicioni joparimor i Bullgarisë.

Për fat të keq, për shkak të pozicioni joparimor të fqiut tonë Bullgarisë, nuk u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare. Para dy javësh unë udhëhoqa delegacion në Bullgari, duke ofruar dorën e bashkëpunimit dhe gjetjes së zgjidhjes dhe vendosmëri që të ndërmerret hap në drejtim pozitiv. Edhe pse bëmë hap pozitiv të përbashkët, për fat të keq, edhe përskaj porosive të qarta dhe të pahamendësuara nga shoqëria ndërkombëtare, se tani është koha që të arrihet zgjidhje, Bullgaria nuk arriti të mbledhë forcat dhe të ndryshojë qëndrimin ndaj anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Vendimi që mos të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, ishte zhgënjim i madh për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky është mossukses i madh i politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe porosi e keqe për rajonin: BE-ja nuk e mbajti premtimin e saj. Siç thotë edhe miku im Edi, edhe unë them: BE-ja mund të vendos data, negociata dhe afate të fundit, por megjithatë BE-ja nuk mund të ndryshojë adresën tonë, atë se jemi në zemrën e Evropës, aq më pak kulturën tonë, identitetin tonë dhe ardhmërinë evropiane të popujve tanë si pjesë e familjes evropiane. Ballkani Perëndimor është Evropë. “, tha Zaevi.

LAJMI KYRESOR: Forumi i Prespës- Puthje e përqafime, por ‘tregohen dhëmbët’ për mini-Shengenin/ Provokon Rama: Ne s’po i lutemi BE-së, do fokusohemi në rajon! Nuk jemi të depresionuar, ata po

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora forumi i prespes 2021 zoran zaev forumi i prespes 2021 zoran zaev

Sondazh

Poll