Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, Manjani: Fitore e qytetarisë mbi barbarinë

2 Korrik 2021, 16:39 Nga DOSJA
Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, Manjani: Fitore e qytetarisë mbi

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka konsideruar një fitore të qytetarisë mbi barbarinë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ky vendim është triumf i Kushtetutës mbi halldupërinë politike moniste që i bëri gjithçka mundi gjatë kohës që Kushtetuesja ‘kyçi derën’ në emër të reformës në drejtësi.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

 Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me aq sa është njoftuar, është një fitore e qytetarisë mbi barbarinë. Është triumf i Kushtetutës mbi halldupërinë politike moniste që i punoi qindin këtij vendi, që nga dita kur gjykata Kushtetuese kyçi derën në emër të pisllëk reformës në drejtësi. Shkeljet ishin aq evidente sa nuk ka qokë-emërim që i mbulon! Do pres sa të zbardhet i plotë edhe ky vendim për të kuptuar më mirë arsyetimin, por nuk mund të mos shpreh RESPEKT për kurajon dhe qytetarinë e trupës gjyqsore, e cila ndonëse e mangët në përbërje po jep mesazhe të qarta drejt vendosjes së rendit kushtetues. Njëkohësisht respekt për Presidentin e Republikës, stafin e juristëve aty, për vemendjen dhe punën e palodhur pavarësisht presionit barbar të pushtetit monist! Dhe pa dyshim respekt për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që mbajti gjallë kandilin e demokracisë e qytetarisë së trullosur nga pushteti joshës! Ata qytetarë që u rrahën e u dhunuan nga policia me këtë rast janë themeli i qytetarisë dhe meritojnë veç respekt dhe përulësi. Tani vërtetë radhën e ka SPAK. Ka një seri kallëzimesh aty. Shkeljet janë të rënda dhe të kryera nga zyrtarë të lartë, ndoshta dhe në bashkëpunim…

Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri ylli manjani gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri ylli manjani

Sondazh

Poll