Aktualitet

I mbijetuan plumbave në masakrën e Velipojës! Si është gjendja e gjyshit dhe nipit, Ferracaku nesër në operacion

1 Korrik 2021, 12:24 Nga DOSJA
I mbijetuan plumbave në masakrën e Velipojës! Si është

TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me të mbijetuarit e masakrës së Velipojës,  Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli. Dajë e nip ende ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, vend ku edhe u zhvillua seanca gjyqësore për vendosjen e masës së sigurisëe. 

Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë dhe se Hasan Ferracaku ditën e nesërme do t’i nënshtrohet një operacioni.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit, pas një konflikti mes dy familjeve për vendin e disa shezlongëve shkaktoi 4 viktima dhe 2 të plagosur. Në vend ndërruan jetë: Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut.

Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte filluar vetëm dy ditë më parë punë si kamerier në hotelin Gocaj për të ndihmuar familjen, të cilën e kishte në gjendje jo të mirë ekonomike.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elmidin dyli hasan ferracaku masakra e velipojes elmidin dyli hasan ferracaku masakra e velipojes

Sondazh

Poll