Aktualitet

Aksioni policor në Spille, evidentohen 16 parcela pa leje, hiqen 490 çadra dhe 980 shezlongë

1 Korrik 2021, 11:04 Nga DOSJA
Aksioni policor në Spille, evidentohen 16 parcela pa leje, hiqen 490

TIRANË– Policia e shtetit ka vijuar operacionin ‘Bregdeti ynë’ dhe në Spille, Kavajë. Ditën e djeshme janë evidentuar 16 parcela pa leje, 4 prej tyre të cilat ishin të vendosura në plazhet publike. U hoqën 490 çadra dhe 980 shezlongë, ndërkohë që asnjë administrues subjekti nuk është proceduar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Golem dhe Spille. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 16 parcela pa leje, 4 prej tyre në plazhe publike dhe 12 për mosplotësim dokumentacioni. Janë hequr 490 çadra dhe 980 shezlongë.Një ditë më parë janë kontrolluar 101 parcela dhe janë liruar 28 parcela, duke hequr 802 çadra dhe 1604 shezlongë. Operacioni vijon pa probleme.

Dje sekuestrimi, sot hetimi! Operacioni ‘Bregdeti ynë’, policia procedon administruesit e subjekteve në Divjakë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bregdeti yne operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll