Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për drogë, arrestohet i riu nga Malësia e Madhe, prangoset dhe një 31 vjeçar për përndjekje

1 Korrik 2021, 11:32 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim për drogë, arrestohet i riu nga

TROPOJË– Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për drogë është arrestuar në Malësinë e Madhe. Policia bën me dije se në pranga ka rënë Gj. K., 30 vjeç, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe.

Në pranga ra edhe 31-vjeçari E. Ç., banues në Shkodër, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Kanosja”, pasi ka përndjekur dhe kanosur A. R., 32 vjeç, banues në Shkodër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar proceduan penalisht një 19-vjeçar E. D., 19 vjeç dhe një 29 vjeçar D. L., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin bar-kafe, në pajisjet kompjuterike është konstatuar hapja në mënyrë periodike e një faqeje që dyshohet se përdoret për vendosjen e basteve online.

Njoftimi i policisë:

Kapet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Gj. K., 30 vjeç, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Prokuroria e Apelit Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Kanosja”, pasi ka përndjekur dhe kanosur shtetasin A. R., 32 vjeç, banues në Shkodër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar proceduan penalisht shtetasit E. D., 19 vjeç dhe D. L., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin bar-kafe në administrim të shtetasit D. L., në pajisjet kompjuterike është konstatuar hapja në mënyrë periodike e një faqeje që dyshohet se përdoret për vendosjen e basteve online. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona tropoje arrestohen tre persona tropoje

Sondazh

Poll