Aktualitet

Vetëm 17 vjeç por rrezikon burg përjetë! Zbardhet dëshmia e të plagosurit në masakrën e Velipojës: Isha duke pirë kafe

1 Korrik 2021, 11:29 Nga DOSJA
Vetëm 17 vjeç por rrezikon burg përjetë! Zbardhet

TIRANË– Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të plagosurit Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli, të cilët u qëlluan me armë zjarri gjatë masakrës së Velipojës. Seanca u zhvillua sot në spitalin e Traumës, ku avokati mbrojtës Blerim Bazhdari ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg me afat”, kërkesë kjo që pala mbrojtëse të njihet me aktet e ekspertimit.

Sipas burimeve të BW, prokurorja Shqiponja Milla kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” që u pranua nga gjyqtari Besmir Stroka, ndërkohë që edhe për Prokurorinë, e cila ende pret që të përmbyllen aktet e ekspertimit. Për herë të parë pas ngjarjes, dëshminë e tij e ka dhënë edhe 17-vjeçari Elmedin Dyli, nipi i viktimës Kujtim Ferracaku.

“Punoja tek gjyshi, Kujtim Ferracaku si kamarier dhe pasi kam mbaruar punën rreth orës 23:30 kemi dalë me stafin e lokalit para hotel Fantazisë për të pirë një kafe dhe aty kam dëgjuar debate që vinin përtej lokalit të Hasanit dhe siç kemi qenë bashkë kemi shkuar tek vendi në fjalë. Aty kam parë Hasanin që ishte në tavolinë me një person duke sqaruar debatin mes tyre, kishte edhe persona të tjerë të pranishëm. Në këtë kohë ka shkuar aty edhe Kujtimi, gjyshi im dhe ka lëshuar disa fjalë drejt tyre; “janë marre këto punë, kush jeni ju?!” dhe aty kam dëgjuar krisma arme që më kanë ardhur në krah pas meje dhe kam parë gjyshin që është rrëzuar në tokë. Aty kanë filluar edhe të shtëna të tjera me armë zjarri. Armë ka patur gjyshi Kujtimi, Hasan Ferracaku dhe Abedin Ferracaku, djali i Hasanit kurse pala tjetër ka patur automatik. Kur ata kanë qëlluar gjyshi i është kundërpërgjigjur,”- tha ai.

Sipas Prokurorisë, dy të arrestuarit rrezikojnë burgim jo më pak se 25 vjet ose burgim të përjetshëm, ndërsa në kërkim janë edhe tre djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin, Astrit dhe Shyqyri Ferracaku si të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masakra e velipojes masakra e velipojes

Sondazh

Poll