Pogradeci ‘i pastër’! Policia nuk gjen asnjë parregullsi, 18 subjektet ishin të pajisura me leje përkatëse
1 Korrik 2021, 12:10Nga DOSJA
POGRADEC– Qyteti i Pogradecit ka rezultuar më i pastri sa i përket lejeve në bregdet. Që prej mëngjesit të sotëm kanë nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Pogradec. Deri tani janë kontrolluar 18 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse dhe nuk janë evidentuar shkelje.
NJOFTIMI:
Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pogradec nisi faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave bregliqenore të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit” Për kontrollin e vijës bregliqenore në drejtim të zaptimit të hapsirave publike nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës janë shërbime të Komisariatit të Policisë Pogradec, Policia Bashkiake, Inspektoriati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të Bashkisë Pogradec, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Pogradec. Deri tani janë kontrolluar 18 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse dhe nuk janë evidentuar shkelje. Operacioni vijon pa probleme.
TIRANË– Aksidenti i cili ndodhi në spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ishte ashtu siç dukej. Sipas qytetarëve që ndodheshin në vendngjarje, vajzës së...
SARANDË– Një aksident i trefishtë ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë.Ngjarja ka ndodhur në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, ku 3 automjete janë p...
TIRANË– Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të plagosurit Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli, të ...
HIMARË– Dy persona kanë sulmuar një turist amerikan në Himarë. Pamjet e sherrit janë bërë publike në rrjetet sociale. Një prej të rinjve i drejtohet të hua...
TIRANË– Seanca gjyqësore për Nevaldo Hajdaraj është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e trupës gjykuese. U vendos që seanca e radhës do të zhvillohet më 14 ...
TIRANË– Policia e shtetit ka vijuar operacionin ‘Bregdeti ynë’ dhe në Spille, Kavajë. Ditën e djeshme janë evidentuar 16 parcela pa leje, 4 prej tyre të ci...
Mediat dhe ekspertët e shëndetit publik në mediat sociale, po japin alarmin mbi një variant tjetër të koronavirusit, Delta, duke pretenduar se ai është shumë më...