Aktualitet

Mungon trupa gjykuese, shtyhet seanca më 14 korrik për Nevaldo Hajdarajn

1 Korrik 2021, 11:14 Nga DOSJA
Mungon trupa gjykuese, shtyhet seanca më 14 korrik për Nevaldo

TIRANË– Seanca gjyqësore për Nevaldo Hajdaraj është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e trupës gjykuese. U vendos që seanca e radhës do të zhvillohet më 14 korrik në orën 13:00.

Seanca e shkruar po ashtu u shty pasi mungonte avokati i Hajdarajt i cili ishte i plagosur. Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi 20 vite burg për Hajdarajn, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar që është kërkuar nga i pandehuri, dënimi i aplikuar nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë llogaritet në 13 vite e 4 muaj burg.

Pse akuzohet Nevaldo Hajdaraj?

Më 8 dhjetor 2020, në kulmin e pandemisë COVID19 në Shqipëri, pas mesnatës, në zonën e Laprakës, polici i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun Klodian Rasha, pasi ky i fundit nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Hajdaraj u arrestua menjëherë dhe ndaj tij nisi procesi i gjykimit, ndërkohë që vrasja hapi një valë zemërimi ndaj qeverisë dhe ish-ministrit të asaj kohe, Sandër Lleshaj. Për ditë me radhë, qindra të rinj, pa lidhje me partitë politike protestuan dhe kërkuan dorëheqjen e Lleshajt, e cila erdhi disa ditë pasi përplasjet degjeneruan në shkatërrim dhe revoltë masive nëpër rrugët e Tiranës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nevaldo hajdaraj nevaldo hajdaraj

Sondazh

Poll