Aktualitet

Arratisen nga burgu dy shqiptarë në Greqi, një prej tyre pjesë e “Mafies” Klodian Lekocaj

27 Maj 2019, 20:47 Nga DOSJA
Arratisen nga burgu dy shqiptarë në Greqi, një prej tyre

GREQI- Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Avlonas në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pas orës 21.30 të mbrëmjes kur dy shqiptarët  u arratisën nga pjesa e kuzhinës së burgut.

Sipas medieve greke, arratisja u pikas nga një gardiane, e cila ishte duke patrulluar jashtë burgut.

Pasi i pikasi gardiania ka hapur zjarr në ajër. Një nga të burgosurit ka rënë përkohësisht në tokë, por më pas është ngritur dhe ka goditur një nga gardianët në fytyrë, duke arritur të largohet.

Një nga dy të arratisurit 22 vjecar, dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e një të burgosuri në Koridallos. Ai dyshohet si pjesë e të quajturës ‘Mafia e Burgjeve” e drejtuar nga Klodian Lekocaj. Ky i fundit i njohur si “Bosi i Mafias së burgut të Kordillos”.

Burgu Avlona ndodhet në periferi të Athinës dhe në ambientet e tij kryesisht vuajnë dënimin adoleshentët.

Në këtë burg kanë gjetur vdekjen dy fëmijë shqiptarë, ku njeri u vra nga polici gjatë një revoltë për përmisimin e kushteve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arratisen dy shqiptaret burgu i avlonas greqi arratisen dy shqiptaret burgu i avlonas greqi

Sondazh

Poll