Aktualitet

Humbi djalin e vetëm në Zvicër, babai shqiptar përlot me dëshirën e fundit: Duam që të prehet në atdheun tonë

27 Maj 2019, 14:01 Nga DOSJA
Humbi djalin e vetëm në Zvicër, babai shqiptar përlot me

ZVRICËR– Disa ditë pas vdekjes së fëmiijës 4-vjeçar shqiptar në Zvicër, babai i tij, Asman M, ka folur për humbjen e djalit të tij të vetëm, Zenelit. (Lexo këtu)

Në një intervistë për median zvicerane “Blick.ch”, babai i 4-vjeçarit që u gjet i mbytur në lumin e qytetit ka folur lidhur me gjendjen e keqe shpirtërore në të cilën ndodhet.

Për t’i ndenjur pranë dhe për ta ngushëlluar në këto momente të këqija në shtëpinë e tij në Zvicër kanë shkuar të afërmit e tij.  

 

[sgallery url=”https://dosja.al/i-zhdukur-pa-gjurme-gjendet-i-mbytur-ne-hidrocentral-vogelushi-shqiptar-ne-zvicer-2/”]

 

“Kanë ardhur edhe enkas për të më ngushëlluar”- u shpreh babai i pikëlluar.

Edhe pse në një gjendje të keqe, Asmani ka kërkuar nga autoritetet vendase vendosjen e një gardhi në vendin ku rrëshqiti djali i tij, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriteshin më.

“Është vend shumë i rrezikshëm. Nuk dua të dëgjoj më që ndonjë fëmijë tjetër të pësojë atë që pësoi im bir”-shtoi babai i Zenelit.

Ndërkohë trupi i pajetë i vogëlushit 4-vjeçar ndodhet ende në institutin e mjekësisë ligjore dhe pritet që të martën të përcillet për në banesën e fundit.

“Të hënën marrim trupin e tij. Kemi dëshirë që ta varrosim Zenelin tonë në atdheun tonë në Kosovë, të martën”.

Disa ditë më parë, 4-vjeçari teksa po luante në një park me bashkëmoshatarët rrëshqiti dhe ra në lumin e qytetit.  Trupi i tij i pajetë u gjet ditën e nesërme nga një punëtor i hidrocentralit të qytetit.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mbytet i mituri shqiptar ne zvicer zvicer mbytet i mituri shqiptar ne zvicer zvicer

Sondazh

Poll