Aktualitet

62 shqiptarë të zhdukur në Greqi, mes tyre pesë vajza. Familjet e viktimave të braktisura nga shteti (Emrat)

27 Maj 2019, 18:05 Nga DOSJA
62 shqiptarë të zhdukur në Greqi, mes tyre pesë vajza.

Nga dita në ditë dalin në dritë emrat dhe identideti i shqiptarve që kanë humbur gjurmët në Greqi, siç ishte rasti i tre ditëve më parë kur të afërmit e 18-vjeçarit Aleksander Nikoll Tanushi 18 vjeç nga Vau i Dejës të cilët jetojnë në Patra më njoftuan për djalin e tyre.

Në këto vite nuk mund te gjesh ndonje shtet ka idiferente për shtetasit etij sa ky i yni.

Fatkeqësisht lista nga java në javë rritet dhe askush me siguri nuk mund të thotë se sa është numri i tyre pasi askush nuk merret me këtë problem përveç familjeve të viktimave.

Nga njera anë theksojmë se lista sa vjen dhe rritet dhe për këtë duhet dhënë alarmi për të filluar hetimet të mëtejshme,duke mos anashkaluar edhe 192 vrasjet apo edhe 26 raste te vdekjeve në burgjet e këtij vendi.

Nga ana tjetër, për hir të së vertetës koha tregoi së gjatë këtyre viteve edhe zyrat administrative kane qene indiferente, po ashtu edhe ato te përfaqësive tona, më e theksuar kjo në Greqi. Janë këto përfaqësi që nuk kanë bërë punën e tyre që u takonte mbështetur ne Kushtetutën Shqiptare por edhe sipas Protokollit të Konventës Ndërkombëtare. Deri më sot asnjë nuk po mban përgjegjësi për këto zhdukje të shqiptarve që për mbi jetese kërkojnë rrugën e migrimit klandestinë, pasi vetëm kjo rrugë ka mbetur ne Shqipëri. Por a duhet dhënë alarm për këto raste ?

Por…

Deri më tani janë bërë të mundur te zbulohen 62 raste, nga të cilat janë identifikuar me emra dhe fotografi.

Mosha që kanë humbur gjurmët është 13-49 vjeç. Nga 62 shqiptarë të identifikuar 24 prej tyre janë nga 13-20 vjeç, ndërsa pesë prej tyre janë femra nga mosha 15-29 vjeç.

Lista e plotë…!

                                                                       *****

Nuk duhen haruar zhdukja e 32 dibranëve më 9 mars 1996, ku u fol nga te afërmit se këta ndodhen ne burgun e Korfuzit, ende sot figurojnë të humbur aq sa shteti shqiptar nuk ka vene kurre ujin ne zjarr. Nuk duhet anashkaluar gjithashtu edhe zhdukja e 480 femijeve shqiptarë me 2000-2002 në shtepinë barmirese “Agios Varvara” në Athinë…Por kjo vlen për një shtet serioz dhe jo allashqiptarçe që emigrantët i shikon si një barrë e rëndë, pasi deri më sot nuk ka filluar asnjë hetim.

Le të imagjinojmë për momentin në se këta do të ishin me kombësi tjetër, a do të heshte shteti i tyre…?

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptaret e zhdukur ne greqi greqi shqiptaret e zhdukur ne greqi

Sondazh

Poll