Aktualitet

Itali/ Shqiptari godet me çekiç në kokë gruan, plagos me thikë fqinjën dhe veten. Rëndë të dy bashkëshortët

27 Maj 2019, 14:24 Nga DOSJA
Itali/ Shqiptari godet me çekiç në kokë gruan, plagos me

ITALI– Një 65-vjeçar shqiptar ka goditur në kokë me çekiç gruan e tij pas një debati mes tyre. Teksa ka dëshuar zhurmat në mes të çiftit kishte ndërhyrë fqinja e tyre 77-vjeçare, e cila u sulmua me thikë nga shqiptari. 

Në gjendje shoku për sulmet e kryera, 65-vjeçari shqiptar goditi edhe veten me thikë.

Sipas mediave italiane, 65-vjeçari që kishte mbetur pa punë prej pak kohësh është shtruar në spital, ndërsa rrezikon seriozisht jetën. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij 69 vjeçare.

Në gjendje më të stabilizuar ndodhet fqinja e tyre, një 77 vjeçare që shqiptari e goditi me thikë në shkallët e banesës. 

Mësohet se debati mes çiftit kishte lindur nga arsye banale, por sipas policisë italiane gruaja nuk ka paraqitur ankesa ndaj bashkëshortit të saj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptari ne itali shqiptari qëllon me thike gruan itali shqiptari ne itali shqiptari qëllon me thike gruan

Sondazh

Poll