Aktualitet

Nis “vettingu” edhe për noterët. U kërkohen dosjet personale

27 Maj 2019, 13:26 Nga DOSJA
Nis “vettingu” edhe për noterët. U kërkohen dosjet

TIRANË- Afati ishte deri në 25 maj. Pas këtij momenti një grup pune do të verifikojë dokumentet për të kuptuar mes të tjerash nëse ka patur hyrje me referencë në këtë profesion që sipas një postulati konsiderohet me shprehjen ” vula e një noteri është ligj”.

Me ndryshimet e ligjit të noterisë sipas kërkesave të Reformës në drejtësi, 470 notere do t’i nënshtrohen 60 ditëve në vazhdim një mini vettingu që synon të kontrollojë karrierën e tyre që dokumenti i hyrjes në këtë profesion si asistent deri tek detaje që pasqyrojnë ngjarje të papritura sikurse dëmtimi i vulës së noterit.

Në listën e dokumenteve të kërkuara përveç diplomës, çertifikatës në tatime, masave disiplinore dhe vendimeve gjyqësore në lidhje me to, noterëve u kërkohet edhe vërtetimi që provon se ata e kanë nisur detyrën si asistentë.

“Të gjitha këto do të përbëjnë dosjen personale të çdo noterit. Ato do të analizohen më pas nga Ministria e Drejtësisë në kuadër të një komisioni që do të ngrihet. Më pas do të procedohet me masa për abuzimet”,– tha Fatmir Lacej, nën/kryetar i Dhomës Kombëtare të Noterisë.

Formularët e vetëdeklarimit janë përcjellë elektronikisht. Ndërkohë nëse në këto formularë konstatohen të dhëna të rreme do të nisë procedimi disiplinor deri në heqje license.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet reforma ne drejtesi vetingu per noteret reforma ne drejtesi vetingu per noteret

Sondazh

Poll