Aktualitet

Raporti/ Komisioni i Pavarur i Monitorimit kritika Arta Markut: Shkeli procedurat për zgjedhjen e Vate Stakës

27 Maj 2019, 16:57 Nga DOSJA
Raporti/ Komisioni i Pavarur i Monitorimit kritika Arta Markut: Shkeli

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Monitorimit raporton në Kuvend rreth aktivitetit të organeve të reja të drejtësisë.

Burime për “BalkanWeb” bëjne me dije se Komisioni i Pavarur i Monitorimit ka kritikuar hapur krye prokuroren, Arta Marku. Sipas raportit, Marku ka shkelur procedurat për zgjedhjen e Vate Stakës si pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në dokumentin drejtuar Kuvendit, shkruhet se Marku shkeli rekomandimet e Komisionit të Pavarur. Marku ngriti komisionin e votimit, para mbledhjes së prokurorëve dhe miratoi komisionin e votimit, 2 ditë para mbledhjes së prokurorëve. Ndër të tjera, në raport theksohet se komisioni i votimit duhet të ngrihej në një ditë me mbledhjen e prokurorëve.

Kujtojmë që Staka u zgjodh në vend të Antoneta Sevdarit në KLP, ndërsa për hedhjen e votës kishte vetëm kuti ‘pro’ dhe mungonte kutia ‘kundër’.

Marrë nga BalkanWeb

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku komisioni i pavarur i monitorimit kpm raport kuvendit arta marku komisioni i pavarur i monitorimit kpm raport kuvendit

Sondazh

Poll