Aktualitet

Shtyhet vlefshmëria e pasaportave diplomatike, deri në vitin 2022

30 Qershor 2021, 19:48 Nga DOSJA
Shtyhet vlefshmëria e pasaportave diplomatike, deri në vitin 2022

TIRANË– Qeveria ka shtyrë vlefshmërinë e pasaportave diplomatike. Ditën e sotme, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme, në mungesë të kryeminisri Edi Rama, zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka firmosur vendimin për shtyrjen e vlefshmërisë së pasaportave diplomatike, deri në vitin 2022.

Me vendimin e vjetër diplomatiket vlenin deri në datën 30 qershor të vitit 2021 (deri sot), por tashmë do të jenë të vlefshme deri në ditën e fundit të vitit 2022.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.389, DATË 12.6.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRITERET PËR LËSHIMIN E PASAPORTËS DIPLOMATIKE DHE ASAJ TË SHËRBIMIT”, TË NDRYSHUAR. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shteti”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I: Në pikën 14, të vendimit nr.389, datë 12.6.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “… pasaportat përkatëse deri më datë 30 qershor 2021.” zëvendësohen me “… pasaportat e vlefshme përkatëse deri më datë 31 dhjetor 2022”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shtyhet vlefshmeria e pasaportave diplomatike shtyhet vlefshmeria e pasaportave diplomatike

Sondazh

Poll