Aktualitet

Sherr mes dy të dehurve në Pogradec, plagoset një person, shoqërohet autori

30 Qershor 2021, 19:13 Nga DOSJA
Sherr mes dy të dehurve në Pogradec, plagoset një person,

POGRADEC– Një person ka mbetur i plagosur në Pogradec si pasojë e një sherri me sende të forta. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen numër 4 të këtij qyteti.

Paraprakisht mësohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, teksa ishin në gjendje të dehur, dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. I plagosuri ndodhet në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Autori është shoqëruar për në komisariatin e Policisë. Ai nuk është në gjendje të flasë për momentin, pasi është ende në efektin e alkoolit, por do të merret në pyetje më vonë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 30.06.2021, rreth orës 20:05, në Spitalin e Pogradecit ka shkuar shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit në lagjen nr. 4, Pogradec, me shtetasin A. D.. Autori i dyshuar, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasi V. D., po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset nje person ne pogradec plagosje ne pogradec plagoset nje person ne pogradec plagosje ne pogradec

Sondazh

Poll