Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Tiranë, nënë e bir dëmtohen dhe dërgohen në spital

30 Qershor 2021, 18:49 Nga DOSJA
Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Tiranë,

TIRANË– Nënë e bir janë dëmtuar dhe kanë përfunduar në spital si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi në shtëpinë e tyre. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Kelmendi” në Tiranë. 

Nënë e bir, me inicialet Z. Sh dhe R. Sh kanë qenë brenda shtëpisë kur ka ndodhur ngjarja dhe kanë marë dëme të lehta fizike. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndoddhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Me datë 30.06.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Kelmendi” ka plasur një bombul gazi në banesën e shtetases Z. Sh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh (nënë e bir) të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shperthen bombola e gazit në tirane shperthen bombola e gazit në tirane

Sondazh

Poll