Aktualitet

Me zile në duar, banorët e Zall Gjoçajt protestë para Gjykatës Administrative të Apelit për ndërtimin e HEC-eve

30 Qershor 2021, 15:30 Nga DOSJA
Me zile në duar, banorët e Zall Gjoçajt protestë para

TIRANË– Banorë dhe aktivistë të angazhuar në mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Zall Gjoçajt protestuan ditën e sotme përpara Gjykatës Administrative të Apelit kundër zvarritjes së padive prej më shumë se një viti.

Banorët e fshatrave të Zall Gjoçajt në Mat protestuan kundër zgjatjes prej më shumë se një viti të çështjes kundër ndërtimit të HEC-eve në Parkut Kombëtar. Në këtë protestë, banorët kishin marrë me vete këmborët e bagëtive, që simbolizojnë për ta “zgjimin e drejtësisë nga gjumi”.

U bë thuajse një vit që kur ne kemi dorëzuar ankimet dhe megjithë kërkesat tona për përshpejtim të procedurës nuk kemi ende asnjë reagim. Kompania ndërtuese vijon punimet për ndërtimin e HEC-it brenda një parku kombëtar, ku me ligj nuk lejohet që as bagëtitë të kullosin,” tha njëri prej protestuesve në deklaratën e lexuar përpara gjykatës.

Për banorët protestues, shqyrtimi i kësaj çështje nga Gjykata Administrative e Apelit është urgjente, pasi çdo ditë e humbur mund të sjellë dëme të pandreqshme në ekonominë e zonës.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banorët e zall gjoçajt ne protestë banorët e zall gjoçajt ne protestë

Sondazh

Poll