Aktualitet

Nisma e kamarierëve, Rehyl Toska i dorëzon 60 zarfe me para nënës së Musaen Zenelit që vdiq në masakrën e Velipojës: Ë

30 Qershor 2021, 17:24 Nga DOSJA
Nisma e kamarierëve, Rehyl Toska i dorëzon 60 zarfe me para

TIRANË– Kamarieri Rehyl Toska i cili ndërmori nismën për të mbledhur të gjithë bakshishet e kolegëve të tij, i ka dorëzuar nënës së Musaen Zeneli plot 60 zarfe me paratë e mbledhura. JOQ shkruan se paratë i janë dorëzuar nënës së Zenelit, pavarësisht se kjo është thjesht një shumë simbolike.

“Isha shumë i prekur nga gjendja e nënës së Musaenit. Unë bëra ça na ka takuar ne, me aq kontribut sa kemi dhënë, dua të falenderoj kolegët, ish-kolegët, bizneset, qytetarë, të gjithë shqiptarët që më kanë kërkuar llogarinë e familjes. Ne nuk mund të kthejmë gjë mbrapa, por sa do me ja ngroh një fije familjes, me atë që janë duke përjetuar,”- tha Toska ndër të tjera.

Musaen Zeneli ishte viktima më e pafajshme e masakrës së Velipojës që la pas katër të vdekur. Ai punonte si kamarier në hotelin e familjes Gocaj ku dhe ndodhi ngjarje e rëndë, mesnatën e 27 qershorit. Shkak u bë sherri për disa shezlonë në plazh.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masakra e velipojes musaen zeneli rehyl toska masakra e velipojes musaen zeneli rehyl toska

Sondazh

Poll