Aktualitet

Bashkia riktheu abonenë e përgjithshme, por shitet me tre çmime të ndryshme brenda ditës

30 Qershor 2021, 16:33 Nga DOSJA

TIRANË– Bashkia e Tiranës riktheu dy ditë me parë abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Abonetë u rikthyen ditën e sotme pas protestave të vazhdueshme të qytetarëve, mirëpo me tre çmime të ndryshme brenda ditës. Burime për Dosja.al bëjne me dije se mëngjesin e sotëm, aboneja e përgjithshme u shit me 1600 lekë, në drekë me 1000 lekë dhe pasdite, u shti me 800 lekë të reja. Në pjesën e përparme të abonesë çmimi është 1600, por nuk dihet arsyeja pse është ulur dhe përgjysmuar pasditen e sotme.

Aboneja e përgjithshme u hoq për gati një muaj për të gjithë përdoruesit e transportit publik. Pezullimi i abonuese u bë pasi Bashkia kërkonte kohë për të analizuar të dhëna që lidhen pikërisht me këtë transport. Mirëpo nga ana e qytetarëve nuk u prit aspak mirë. Ata u ngritën në protestë për ditë me radhë. Në deklaratat e bëra, qytetarët shpreheshin se do të digjnin urbanët, madje dhe Bashkinë nëse nuk rikthehen abonetë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aboneja e pergjithshme cmimi i abonese se pergjithshme aboneja e pergjithshme cmimi i abonese se pergjithshme

Sondazh

Poll