Aktualitet

“Ta kisha pistoletën, ta tregoja unë”/ Me vetëm 4 muaj punë në komunitet! Djali i Zaida Çobos komenton vendimin e Gjyk

30 Qershor 2021, 15:02 Nga DOSJA
“Ta kisha pistoletën, ta tregoja unë”/ Me vetëm 4

TIRANË– Djali i Zaida Çobos e ka konsideruar të padrejtë vendimin e gjykatës për të dënuar me vetëm katër muaj punë në komunitet efektivin Gken Ndreu që e dhunoi tek Parku i Liqenit teksa qarkullonte gjatë orës policore.

Në një lidhje telefonike per Syri TV, i mitur Çobo tha se do të donte që Ndreu të dënohej dhe të mos ia hidhte me kaq. Ai tregoi edhe njëherë episodin e dhunës që përjetoi nga efektivi i policvisë. Madje shtoi se Ndreu i kishte thënë se nuk e kishte pistoletën me vete, por që po ta kishte, ‘do t’ia kishte treguar çfarë do t’i bënte’. 

“Nuk jam dakort me vendimin e Gjykatës. Më kanë përplasur njëherë, më prangosën një dorë. Më pas më plasën në shesh. Më vendosën gjurin në kokë. Më ngritën në këmbë, më goditën sërish. Deshën të më fusnin në makinë, insistova sepse nuk doja që të shkoja në komisariat. Kisha hallin e biçikletës në fakt. Kam qenë, si ta them. Nuk e mbaj mend mirë. I hutuar, i trullosur. E kisha të vështirë dhe më vonë sepse të gjithë njerëzit më thonin, ‘ja ky djali’, ‘ky djali’. E kam pasur të vështirë ta kaloja këtë moment. Njëri më thoshte dhe pse nuk flet, pse nuk hap gojën. I thashë ‘ku di gjë unë se çfarë do të bësh ti me atë pistoletë që ke brez’. Më tha ‘nuk e kam se ta kisha, ta tregoja unë’. Do kërkoja që zoti Glen Ndreu të dënohej, nuk do të doja ta kalonte me kaq pak. Nuk jam përballu më me të pas asaj periudhe,”- tha djali i Çobos. 

Sot, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin  katër muaj punë në interes të publikut për efektivin e policisë  pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 Glen Ndreu për dhunimin e një 15 vjeçari, ngjarje e ndodhur në maj të 2020 gjatë periudhës së karantinës.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj te miturit glend ndreu zaida cobo dhuna ndaj te miturit glend ndreu zaida cobo

Sondazh

Poll