Aktualitet

Mbetjet e naftës hidhen në lumë! Zharrëz, ndotje shumë e madhe edhe në zonat e banuara

30 Qershor 2021, 15:09 Nga DOSJA
Mbetjet e naftës hidhen në lumë! Zharrëz, ndotje shumë

FIER– Përroi i Zharrëzës shfaqet tërësisht i ndotur nga mbetje hidrokarbure.

Kjo ndotje është kthyer në një shqetësim për banorët pasi përroi kalon në disa zona të banuara si në Zharrëz , Katund i Ri, Frashër, Sheqishtë. Derdhjet më të mëdha janë bërë mbrëmjen e së martës

Kjo ndotje vjen nga vend grumbullimi i naftës që i përket kompanisë Albpetrol. Banorët thonë se si pasojë e ndotjes hidrokarbure shumë banorë te Zharrëzës janë të sëmurë me sëmundje ne gjak.

Ndotja me mbetjet hidrokarbure bëhen akoma më shqetësuese pasi derdhen te vija e ngjalës e më pas në Lumin Gjanicë në Fier, i cili mbrëmjen e së martës ishte i ndotur dhe kutërbonte.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndotja ne zharrez ndotja ne zharrez

Sondazh

Poll