Aktualitet

U konfliktuan me njëri-tjetrin dhe babanë për pronën, arrestohet vëllezërit në Krujë

30 Qershor 2021, 14:11 Nga DOSJA
U konfliktuan me njëri-tjetrin dhe babanë për pronën,

KRUJË– Dy vëllezër janë vënë në pranga ditën e sotme në Krujë pasi janë grindur me njëri-tjetrin për çështje prone.

Policia bën me dije se janë  A. L., 42 vjeç dhe B. L., 45 vjeç të cilët janë grindur edhe me babanë e tyre.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 42 vjeç dhe B. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit dhe babait të tyre.   Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, u ndalua shtetasi L. B., 41 vjeç, banues në Laç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet konfliktohen vellezrit ne kruje konfliktohen vellezrit ne kruje

Sondazh

Poll