Aktualitet

Mbante lokalin hapur pas orës policore, gjobitet pronari nga Lushnja, ‘ndëshkohen’ edhe 7 klientët në lokal

30 Qershor 2021, 12:37 Nga DOSJA
Mbante lokalin hapur pas orës policore, gjobitet pronari nga Lushnja,

LUSHNJE– Pronari i një lokali në Ardenicë është gjobitur me gjobë 1.000.000 lekë, pasi mbante biznesin e tij hapur pas orës policore. Bashkë me të, me nga 10.000 lekë janë gjobitur edhe 7 klientët që ndodheshin në lokal.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lushnjë

Mbante hapur lokalin jashtë fashës orare, gjobitet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit dhe me masë 10.000 lekë shtatë klientë që ndodheshin në lokal. Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Ardenicë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit A. D.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. D dhe është vendosur masa administrative 10.000 lekë për shtatë klientët që ishin në lokal. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet pronari i lokalit ne lushnje lushnje gjobitet pronari i lokalit ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll