Aktualitet

Goditi djalin e Zaida Çobos te Liqeni Artificial gjatë karantinës, polici dënohet me 4 muaj punë në interes publik

30 Qershor 2021, 12:25 Nga DOSJA
Goditi djalin e Zaida Çobos te Liqeni Artificial gjatë

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin  katër muaj punë në interes të publikut për efektivin e policisë  pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 Glen Ndreu për dhunimin e një 15 vjeçari, ngjarje e ndodhur në maj të 2020 gjatë periudhës së karantinës.

Ngjarja ndodhi gjatë periudhës së karantinës ku djali i Zaida Çobos, (ish-banore e “Big Brother 8”), u dhunua nga efektivi Glen Ndreu pasi kishte dalë pa leje nga Liqeni Artificial.

Videoja u filmua nga kalimtarë të rastësishëm dhe pati reagime të shumta. Pas publikimit të videos në rrjet, policia pezulloi nga detyra efektivin Ndreu, ndërkohë për tre efektivët e tjerë që tërhoqën zvarrë adoleshentin nisi hetim nga Drejtoria e Standarteve.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata jep vendimin per glen ndreun glen ndreu gjykata jep vendimin per glen ndreun glen ndreu

Sondazh

Poll