Aktualitet

Edhe Pogradeci ‘i pastër’! Policia bashkiake nuk konstaton asnjë shkelje përgjatë vijë bregdetare

30 Qershor 2021, 13:02 Nga DOSJA
Edhe Pogradeci ‘i pastër’! Policia bashkiake nuk konstaton

POGRADEC– Qyteti i Pogradecit nuk ka konstatuar asnjë shkelje të ndërtimeve paleje përgjatë vijës bregdetare.

Task-Forca, e përbërë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, Policia Bashkiake, Inspektoriati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të Bashkisë Pogradec, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Pogradec, ku nuk konstatuan shkelje. Policia bën me dije se deri tani janë kontrolluar 24 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse dhe nuk janë evidentuar shkelje.


Njoftimi i policisë:

Pogradec; Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pogradec nisi faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave bregliqenore të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra. Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregliqenore në drejtim të zaptimit të hapsirave publike nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës janë shërbime të Komisariatit të Policisë Pogradec, Policia Bashkiake, Inspektoriati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të Bashkisë Pogradec, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Pogradec. Deri tani janë kontrolluar 24 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse dhe nuk janë evidentuar shkelje. Operacioni vijon pa probleme.

Lajmi Kryesor: OPERACIONI ‘Bregdeti ynë’! Zbatohet urdhri i Ramës, aksioni policor për lirimin e hapësirave publike në gjithë territorin e vendit. Bllokohen biznese dhe zbrazen parcela, sekuestrohen mbi 1 mijë shezlonë dhe 517 çadra

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lirimi i hapesirave publike ne pogradec operacioni bregdeti yne lirimi i hapesirave publike ne pogradec operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll