Sapo mori 2 mijë euro! Arrestohet në Kavajë drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Edmond Karriqi, bashkë me të prangoset dh
30 Qershor 2021, 13:00Nga DOSJA
KAVAJË– Edmond Karriqi, prokuror në Prokurorinë e Kukësit është vënë në pranga pasi akuzohet për korrupsion dhe për përfshirje në grupet kriminale të trafikut të drogës. Mësohet se Karriqi është arrestuar mesditën e sotme në Kavajë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar në qytetin e Kavajës pas një hetimit të kryer nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Karriqi po përgjohej nga SPAK dhe sapo kishte marrë dy mijë auro nga një person i vënë nën hetim, kur policia ka zbarkuar në bulevardin kryesor të qytetit dhe e ka arrestuar. Bashkë me Karriqin u vu në pranga dhe Isuf Bega, i cili është Sekretar në Prokurorinë e Kavajës. Ky i fundit dyshohet se ka bashkëpunuar me zyrtarin e drejtësisë. Gjithashtu janë prangosur edhe dy persona të tjerë me inicialet D.D. dhe E. B., të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, të kryer në bashkëpunim.
Pas arrestimeve, të prokurorit, shoferit të tij dhe të dy personave të tjerë, policia ka shkuar të ushtrojë kontroll edhe në shtëpinë e Karriqit, por ende nuk dihet nëse aty është gjetur ndonjë send i paligjshëm.
Edmond Karriqi e ushtron detyrën e tij në Kukës. Ai është prokurori që hetoi çështjen e këngëtares Fjolla Morina që u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës. Sot Morina është në arrati edhe pse është dënuar në mungesë më gjashtë vite burg nga Gjykata e kukësit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë dhe një kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova.
Nuk dihet nëse çështja e Morinës ka të bëjë me prangosjen e prokurorit ditën e sotme. Pritet që SPAK të publikojë dhe njoftimin zyrtar për vënien në pranga të Karriqit dhe të shoferit të tij.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LUSHNJE– Pronari i një lokali në Ardenicë është gjobitur me gjobë 1.000.000 lekë, pasi mbante biznesin e tij hapur pas orës policore. Bashkë me të, me nga...
LEZHË– Policia e Lezhës ka nisur hetim disiplinor ndaj efektivëve, të cilët paditën kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu me pretendimin se i pengoi ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin katër muaj punë në interes të publikut për efektivin e policisë pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariat...
Sinoptikania Lajda Porja përmes një lidhje direkte me studion e lajmeve në “News 24”, ka treguar parashikimet e motit, për sot, por edhe ditët në vazhdim. Vala ...
HIMARË– Xhevdet Qepo dhe Kastriot Satka kanë dhunuar një grua në Himarë. Ata kanë kryer veprën penale të “Kryerjes së veprimevearbitrare”. Hetimi për efekt...
VLORË– Xhevdet Qepo, Shefi i Rendit dhe sigurisë publike në policinë e Himarës, në bashkëpunim me specialistin e zonës, Kastriot Satka kanë dhunuar një gru...
FRANCË– Një shqiptar në Francë është ekzekutuar me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në...
GJIROKASTËR– Radhë në doganën e Kakavijës! Deri në orën 12:00, kufirin e kanë kaluar 1200 persona, duke zgjedhur që të udhëtojnë më shumë gjatë parad...