Publikohet njoftimi ZYRTAR për arrestimin e prokurorit Karriqi, SPAK: Merrte para për të favorizuar persona nën hetim, kemi
30 Qershor 2021, 13:53Nga DOSJA
TIRANË– Është publikuar njoftimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar njoftimin zyrtar për arrestimin e drejtuesit të të Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi.
Sipas SPAK, Karriqi merr në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar dhe ka marre përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim, të cilet kanë qënë duke u hetuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës. SPAK shton se ka prova si për Karriqin edhe për shoferin e tij, Isuf Bega.
Njoftimi zyrtar:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të proçedimit penal nr.49/1 viti 2021, që bën fjalë për veprat penale “Korrupsioni aktivi gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve. prokurorëve dhe funksionarëve te tjere te drejtésise”. Të parashikuara nga nenet 319 e 25 dhe 319/ç të Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë proçedim penal në bashkapunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë se Policise së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Edmond Kariqi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marre përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim, të cilet kanë qënë duke u hetuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorise se Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.46, datë 30.06.2021 te Gjykatës Posaçme të Shkallës se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiraně, është vendosur Caktimi ndaj shtetasit Edmond Kariqi të masës sẽ sigurimit personale shtërnguese “arrest në burg e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. si i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i giygtarëve, prokuroreve dhe funksionarive të tjere të drejtësise” të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal. Caktimi ndaj shtetasve Isuf Gega, D.D dhe E B ie mases së sigurimit personale shternguese “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si te dyshuar se kane kryer vepren penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i finksionareve te tjere te drejtesise, të kryer në bashkpunim, të parashikuar nga nenet 319 dhe 25 te Kodit Penal. Sherbimet e policise giyqesore t Drejtorise se Policise se Shtetit kane ekzekutuar ne daten 30.06.2021 masën e sigurimit personale të vendosur ndaj shtetasve Edmond Karigi dhe Isuf Gega. Hetimet paraprake per ketë proçedim penal jand në vazhdim e siper dhe ende nuk kane përfunduar.
TIRANË– Personi që po shikoni në foto është drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u vu në pranga. Mësohet se Karriqi akuzohet pë...
POGRADEC– Qyteti i Pogradecit nuk ka konstatuar asnjë shkelje të ndërtimeve paleje përgjatë vijës bregdetare.Task-Forca, e përbërë nga shërbimet e Komisariatit ...
KAVAJË– Edmond Karriqi, prokuror në Prokurorinë e Kukësit është vënë në pranga pasi akuzohet për korrupsion dhe për përfshirje në grupet kriminale të trafi...
LUSHNJE– Pronari i një lokali në Ardenicë është gjobitur me gjobë 1.000.000 lekë, pasi mbante biznesin e tij hapur pas orës policore. Bashkë me të, me nga...
LEZHË– Policia e Lezhës ka nisur hetim disiplinor ndaj efektivëve, të cilët paditën kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu me pretendimin se i pengoi ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin katër muaj punë në interes të publikut për efektivin e policisë pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariat...
Sinoptikania Lajda Porja përmes një lidhje direkte me studion e lajmeve në “News 24”, ka treguar parashikimet e motit, për sot, por edhe ditët në vazhdim. Vala ...
HIMARË– Xhevdet Qepo dhe Kastriot Satka kanë dhunuar një grua në Himarë. Ata kanë kryer veprën penale të “Kryerjes së veprimevearbitrare”. Hetimi për efekt...