Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Edhe nëse ShBA-ja kërkon zëvendësimin e Odaloviçit, nuk e pranojmë

30 Qershor 2021, 10:17 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Edhe nëse ShBA-ja

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për EuroNews Serbia ka folur lidhur me propozimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë për zëvendësimin e Veljko Odaloviçit nga komisioni qeveritar serb për të pagjeturit.

Vuçiç ka thënë se askush s’mund të përzihet në punët e një shteti sovran, madje edhe nëse ShBA-ja ia kërkon ta zëvendësojë atë.

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kërkojnë ta bëjmë atë, ne, si një shtet sovran, i pavarur dhe i përgjegjshëm, nuk duhet ta pranojmë atë, dhe nuk e pyesim Prishtinën për këtë, për shumë arsye. Pra, edhe me ato mesazhe poshtërimi në të cilat dikush do të na mësojë demokracinë dhe do të na japë predikime dhe ligjërata se kush duhet të jemi në cilin vend, atëherë asnjë prej tyre nuk duhet të jetë në asnjë nga vendet e tyre. Rrini në tuajat, le të bëjmë gjërat tona. Le të bëjmë gjithçka që mundemi për njerëzit e zhdukur, të gjejmë një zgjidhje, të gërmojmë ato kufoma”,- ka thënë Vuçiç.

Kryeministri Kurti i kishte prezantuar Vuçiëit katër propozime në takimin e Brukselit, ku një ndër to ishte edhe zëvendësimi i Veljko Odaloviçit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi veljko odaloviçit albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi veljko odaloviçit

Sondazh

Poll