Përfundon aksioni “Subvencioni 2021” në Kosovë, në pranga 7 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë
30 Qershor 2021, 09:04Nga DOSJA
KOSOVË– Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin te Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ku ka arrestuar shtatë zyrtarë të kësaj agjencie.
Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të aksionit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike me Prokurorinë, i cili po zhvillohet në disa qytete të Kosovës.
Aksioni është zhvilluar nën dyshimet për marrje ryshfeti në ndarje të subvencioneve.
Ndryshe, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka paralajmëruar mbrëmë se prokuroria dhe organet e ndjekjes nuk do të ndalen deri në zbardhjen e rasteve abuzive në ministrinë që drejton.
Peci në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7 ka konfirmuar se është kontaktuar nga organet e krimeve ekonomike dhe se do të vazhdojë të ofrojë informacione lidhur me keqpërdorimet në ministri, raporton Gazeta Express.
“Në kategorinë e subvencioneve është borxhi i madh, involvimi i zyrtarëve që një numër i konsiderueshëm i tyre janë me aktakuza të ngritura, një numër janë nën hetim dhe në paraburgim dhe sipas të gjitha gjasave ka indikacione që kjo nuk përfundon me kaq sepse vala e parë dhe e dytë e arrestimeve në të kaluarën mund të prek edhe zyrtarë të tjerë dhe kjo e vështirson punën në ministri. Unë po supozoj që fakti që aty ka ekzistu një zinxhir në ndërmarrjen e veprimeve në marrje dhe dhënie ryshfeti unë besoj që prokuroria nuk kanë me u ndalë deri në zbardhjen e rasteve”, tha Peci.
Tutje ai u shpreh se është kontaktuar nga organet e ndjekjes dhe do të vazhdojë të ju jap informacione lidhur me abuzimet nga zyrtarë të Ministrisë.
“Unë jam kontaktuar edhe nga organet e krimeve ekonomike njësisë për hetime por edhe nga prokuroria, dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit është edhe vullnet i imi, kemi komunikuar dhe vazhdojmë me bashkëpunu shumë ngusht. Ne ofrojmë informacione që zyrtarët e ndjekjes konsiderojnë që janë të dobishme për vazhdimin e proceseve hetimore. Logjika thotë që një nivel aq i lartë i abuzimeve nuk mund të përfundojë vetëm tek zyrtarët që kanë qenë të involvuar deri tash”, tha ai./Express/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Në një intervistë që shoqëron paraqitjen e saj në kopertinën e Vogue si zonjë e parë, Dr Jill Biden tha se burri i saj po bënte “një presidencë më të qetë...
Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë do të shpallë sot vendimin për dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e g...
KORE E VERIUT– Covid-19 në Korenë e Veriut po përhapet me shpejtësi dhe udhëheqësi Kim Jong Un ka paralajmëruar për një ‘situatë të rëndë’ duke ngjallur frikën ...
AUSTRALI– Australia raportoi një rritje të lehtë të infektimeve me COVID-19 të martën, ndërsa zyrtarët në disa shtete shtrënguan kufijtë e lëvizjes dhe nx...
ITALI- Karabinierët italianë arrestuan dy vrasësit e dyshuar të Avenir Hysaj, muratorit shqiptar 34-vjeçar, i cili jetonte në Bra, i gjetur i vdekur në 1...
Numri i vaksinave kundër koronavirusit, të dhëna në të gjithë botën, ka kaluar 3 miliardë. Vaksinimi ka nisur në fund të dhjetorit, por është intensifikuar vetë...