Bota

Tragjedi në ujërat e ishullit të Balit/ Fundoset trageti, humbin jetën 6 persona

30 Qershor 2021, 09:11 Nga DOSJA
Tragjedi në ujërat e ishullit të Balit/ Fundoset trageti, humbin

INDONEZI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë ishullit turistik Bali në Indonezi ku një traget është përmbysur me më shumë se 50 persona, duke lënë të vdekur të paktën 6 të tjerë.

Sipas mediave, trageti ishte drejtuar për në portin Gilimanuk të Bali, do të udhëtonte rreth 50 kilometra dhe kishte 41 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Anija u përmbys rreth gjysëm ore pasi u largua nga porti Ketapang i Java Lindore, ka thënë shefi  Agjensisë së Kërkimit dhe Shpëtimit në Bali. 

44 persona u shpëtuan edhe pse kishin pësuar dëmtime dhe 6 trupa u gjendën të vdekur. Moti ishte shumë i keq sa shpëtuesve iu desh të rrezikonin me dallgët rreth 4 metra të larta, për të nxjerrë trupat.


Tragjeditë e trageteve janë të zakonshme në Indonezi, një arkipelag me më shumë se 17,000 ishuj, duke marrë parasysh zbatimin e paktë të rregullave të sigurisë që shpesh bëhen shkas për tragjeditë. Në vitin 2018, një traget i mbingarkuar me rreth 200 persona në bord u fundos në një liqen të thellë të një krateri vullkanik në provincën Veriore Sumatra, duke lënë të vdekur 167 njerëz.

Në një nga katastrofat më të regjistruara të vendit, një anije e mbipopulluar e pasagjerëve u mbyt në shkurt 1999 me 332 persona në bord. Kishte vetëm 20 të mbijetuar në atë kohë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bli indonezi permbyset trageti ne indonezi bli indonezi permbyset trageti ne indonezi

Sondazh

Poll