Bota

“Do të ta presim kokën, hajde në Shqipëri, hajde”/ Fansi i Ramës kërcënon me jetë, Grenell i frikësuar për jetën:

30 Qershor 2021, 10:08 Nga DOSJA

SHBA– Ish i Dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është kërcënuar me jetë nga disa shqiptarë. E gjitha vjen pas deklaratës së tij për luftën e Vidovdanit, e cila ndezi debat në rrjet.

Disa persona i kanë shkuar në inbox-in e Instagramit se do t’i presin kokën kur të vijë në Shqipëri. Mesazhe që kanë shqetësuar Grenellin. Por ajo që bie në sy është fakti se kërcënuesi dhe vetë Grenell ndiqnin kryeministrit Edi Rama në Instagram. 

Mesazhi në inbox: Kur të vish në Shqipëri do të të presim kokën, po të presim të gjithë. Nuk të harrojmë.

Richard Grenell: Kjo nuk i afekton shqiptarët, ku person duhet të raportohet tek Policia lokale. Dhuna dhe homofobia janë të neveritshme. Unë jam gjithmonë i lumtur të lexoj komente të zhytura në mendime, por njerëzit nuk e dëgjojnë mendimin tuaj kur ju bëni kërcënime fizike.

Dje, diplomati amerikan u shpreh se ishte dita që të kujtonim martirët e shenjtë serbë që luftuan kundër pushtimit otoman në Ballkan.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni postimi i richard grenell richard grenell postimi i richard grenell richard grenell

Sondazh

Poll