Bota

Akuzohen për udhëheqjen e grupeve gjatë luftërave në ish-Jugosllavi/ Haga shpall sot vendimin për dy ish-shefat serb

30 Qershor 2021, 08:41 Nga DOSJA
Akuzohen për udhëheqjen e grupeve gjatë luftërave në

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë do të shpallë sot vendimin për dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

Jovica Stanishiç, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviç, 71 vjeç, përballen me burgim të përjetshëm.

Grupet paraushtarake, të udhëhequra nga ta, kanë përfshirë njësitë elitare, të quajtura Beretat e Kuqe dhe Tigrat e Arkanit.

Të dyja njësitë dyshohet se kanë vrarë qindra njerëz.

Gjykata në Hagë ka liruar Stanishiçin dhe Simatoviçin nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vitin 2013.

Por, pas protestave dhe apelit të prokurorëve, gjykatësit kanë urdhëruar në vitin 2015 rigjykim të rastit kundër tyre.

Rigjykimi ka nisur në vitin 2017.

Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, të tilla si: përndjekjet, vrasjet, dëbimet dhe transferimet me forcë.

Të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, i cili ka luftuar luftëra në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

Millosheviq është gjykuar po ashtu në Hagë, por ka vdekur përpara se t’i shqiptohej dënimi, në vitin 2006.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota franko simatoviç haga ish jugosllavi jovica stanishiç franko simatoviç haga ish jugosllavi jovica stanishiç

Sondazh

Poll