Bota

COVID-19 përhapet në Kore, Kim Jong-un merr masa duke shkarkuar disa nga zyrtarët e lartë: Janë të paaftë për të parand

30 Qershor 2021, 08:35 Nga DOSJA
COVID-19 përhapet në Kore, Kim Jong-un merr masa duke shkarkuar disa

KORE E VERIUT– Covid-19 në Korenë e Veriut po përhapet me shpejtësi dhe udhëheqësi Kim Jong Un ka paralajmëruar për një ‘situatë të rëndë’ duke ngjallur frikën për një izolim të vendit.

Sipas mediave, Kim Jong akuzoi zyrtarë të lartë për paaftësi për të parandaluar përhapjen e Covid-19, dhe për këtë arsye ai i shkarkoi disa prej tyre nga puna, sipas një deklarate nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve e shtetit. Neglizhenca e zyrtarëve ndaj vendimeve të rëndësishme të partisë përballë krizës shëndetësore kishte “shkaktuar një situatë të rëndë që paraqet një krizë të madhe për sigurinë e kombit dhe njerëzve të tij”, u raportua të thoshte ai.

Sipas azhurnimit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga 17 qershori Koreja e Veriut nuk ka patur asnjë rast me Covid-19 edhe pasi kishte testuar 31.000 qytetarë me Covid19. Por lëvizja është kufizuar më tej midis Pyongyang dhe provincave. Koreanët e Veriut janë të shqetësuar se humbja e peshës së liderit të tyre është një shenjë që ai po kalon virusin.

Koreja Veriore i mbylli kufijtë e vet me Kinën dhe Rusinë në fillim të pandemisë, i ndërpreu udhëtimet ndërkombëtare ajrore dhe vendosi kufizime të rrepta për udhëtimet e brendshme. Vendi komunist i ka thënë Organizatës Botërore të Shëndetësisë se nuk ka regjistruar asnjë rast me Covid-19 pas testimit të mbi 30.000 personave.
Por ky pretendim është pritur me skepticizëm nga komuniteti ndërkombëtar. Ekspertët kanë paralajmëruar se shërbimi shëndetësor në këtë shtet nuk është i pajisur mirë për t’u përballur me ndonjë përhapje masive të virusit, shkruan media shtetërore.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kim jong un kore e veriut situata e covid19 ne kore kim jong un kore e veriut situata e covid19 ne kore

Sondazh

Poll