Bota

U gjet i vrarë me 3 plumba, arrestohen 2 vrasësit e dyshuar italianë të shqiptarit 34-vjeçar

30 Qershor 2021, 06:55 Nga DOSJA
U gjet i vrarë me 3 plumba, arrestohen 2 vrasësit e dyshuar

ITALI- Karabinierët italianë arrestuan dy vrasësit e dyshuar të Avenir Hysaj, muratorit shqiptar 34-vjeçar, i cili jetonte në Bra, i gjetur i vdekur në 19 Mars në një zonë të paarritshme në Pocapaglia.

Hysaj ishte zhdukur të Dielën e 21 Shkurt, ku ishte babai i tij i cili ngriti alarmin për zhdukjen e të birit. Më pas e gjithë familja bëri apel për kërkime dhe në programin televiziv «Chi l’ha visto».

Sipas mediave italiane, Hysaj u gjet i vdekur pas disa javësh. Autopsia zbuloi se burri ishte vrarë me tre të shtëna në kokë.

Dy italianët e arrestuar akuzohen për vrasje dhe janë banorë të zonës së Braidese. Në një shënim, Prokurori Publik i Asti deklaron se shqiptari 34-vjeçar u vra afër “Circolo Arcobaleno”, i drejtuar nga familja Luppino.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota avenir hysaj vritet shqiptari ne itali avenir hysaj vritet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll