Bota

U kap me depo me drogë, armë dhe para, dënohet me 7 vjet burg shqiptari në Itali

30 Qershor 2021, 07:18 Nga DOSJA
U kap me depo me drogë, armë dhe para, dënohet me 7 vjet burg

ITALI– Shtatë vjet burgim  është dënimi i dhënë këtë mëngjes në gjykatë për një 31-vjeçar shqiptar, i akuzuar për trafik dhe mbajtjen e një arme klandestine.

Sipas mediave italiane, burri ishte ndaluar janarin e kaluar në provincën e Bolzanos, ndërsa ai kishte ndërmend të kalonte kufirin. 31-vjeçari shqiptar u kap brenda një depo ku brenda u gjet një pistoletë me shtatë të shtëna në tytë, më shumë se njëqind mijë euro para dhe një sasi të madhe droge. Nën konfiskimin, 800 gram kokainë, më shumë se 1,200 bimë marihuanë dhe tetë kilogramë gjethe të thata.

Supozohej që të ishte një inspektim rutinë për të kontrolluar ndonjë shkelje mjedisore. Sapo përfundoi kontrolli, karabinierët shkuan në magazinën e përdorur nga 31-vjeçari, duke u tërhequr veçanërisht nga aroma e kanabisit. Që nga dita e arrestimit, shqiptari ndodhet në burgun e Bolzanos.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota denohet shqitpari ne itali denohet shqitpari ne itali

Sondazh

Poll