Aktualitet

‘Kundër kujt do përdoren?’/ Gazetarja turke ironizon qeverinë shqiptare për dronët: Pse nuk u shesim dhe raketa

30 Qershor 2021, 06:11 Nga DOSJA

TURQI– Gazetarja turke Sirin Payzin ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për të blerë dronë nga Turqia. Përmes postimeve në Twitter, gazetarja ngre pyetjen se kundër kujt do të përdoren dronët që do të blihen nga Shqipëria, por nuk është ndalur me aq.

“Kundër kujt do t’i përdorin dronët shqiptarët?! Pse nuk u shesim (shqiptarëve) edhe raketa S-400?,”-shkruan gazetarja.

Shqipëria ka hyrë në listën e vendeve që preferojnë dronët luftarakë prodhim turk, kjo pasi Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar një buxhet shtesë prej 8 milionë e 200 mijë eurosh për furnizimin e vendit me mjete ajrore luftarake pa pilot të prodhuara nga Turqia.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet drone ne shqiperi dronet “iha” sirin payzin drone ne shqiperi dronet “iha” sirin payzin

Sondazh

Poll