Politike

Përplasja e Pjerin Ndreut me efektivët, reagon Basha: Policët janë të tradhëtuar nga regjimi Rama-Doshi, zgjidhja është

29 Qershor 2021, 12:50 Nga DOSJA
Përplasja e Pjerin Ndreut me efektivët, reagon Basha: Policët

TIRANË– Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjes së Pjerin Ndreut me efektivët e policisë së Lezhës. Me anë të një postimi të bërë në ‘Twitter’, Basha shkruan se punonjësit e policisë janë të tradhëtuar nga regjimi Rama-Doshi.

POSTIMI:

Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!

Disa ditë më parë, Pjerin Ndreu ka ndërhyrë tek efektivët e Policisë për të mos shoqëruar pronarin e një hoteli që kishte shkelur rregullat anti-COVID, duke iu prezantuar me ligjin: Ligjin e bëj unë… Madje, një ditë më pas, ndaj dy efektivëve të patrullës së Shëngjinit ka nisur hetim disiplinor nga eprorët e tyre për “Shkelje të rëndë të atributeve e kompetencave të Policisë”, me argumentin se në hotelin ku kishte muzikë në shkelje të ligjit, po zhvillohej një aktivitet i Bashkisë Lezhë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të huaj. Por edhe efektivët nuk kanë lejuar ngjarjen që të kalojë pa kundërpërgjigje duke nisur një proces gjyqësor me kryebashkiakun, i cili duket se ka harruar që Policia e Shtetit është institucion më vetë, jo i varuar nga Bashkia dhe se urdhërat i merr vetëm nga ligji.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha perplasja e pjerin ndreut me policine lulzim basha perplasja e pjerin ndreut me policine

Sondazh

Poll