Aktualitet

DOKUMENTET/ ONM dorëzon prova shtesë për Imerajn, kërkon ankimimin për konfirmimin në detyrë të saj: Mbajti kontakt me i

29 Qershor 2021, 14:13 Nga DOSJA
DOKUMENTET/ ONM dorëzon prova shtesë për Imerajn, kërkon

TIRANË– Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur prova shtesë pranë Komisionerit Publik për Drejtuesen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Imeraj.  Në njoftimin e publikuar nga IKP-ja, thuhet se ONM, përmes provave shtesë që ka paraqitur i kërkon Komisionerit, të ankimojë vendimin për konfirmimin në detyrë të Imerajt.

NJOFTIMI I PLOTE
Në datën 1.4.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj, me detyrë prokurore/Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendimi nr. 363, datë 1.4.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu është njoftuar Komisionerëve Publikë më datë 21.6.2021. Në datën 21.6.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u paraqiti Komisionerëve Publikë Rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit. Në datën 29.6.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u paraqiti Komisionerëve Publikë një shtesë (Addendum) të Rekomandimit, të paraqitur në datën 21.6.2021. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të plotësuar në përmbajtjen e tij nga shtesa (Addendum) e datës 29.6.2021.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Shtesa (Addendum) e Rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime/ Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

ÇFARË PËRMBAJNË AKTET SHTESË?

Dosja.al ka zbardhur provat shtesë të depozituara nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pranë Komisionerit Publik për Drejtuesen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Imeraj. Në shkresë, ONM kërkon që të ankimohet vendimi për konfirmimin në detyrë të Imeraj nga Komisionerët, pasi sipas tyre, KPK-ka dështuar që të verifikojë kontaktet e njëpasnjëshme të Imerajt me dy persona të dënuar, ish-bashkëshortin e saj Agron Bajri dhe vëllain e tij. Vëzhguesit Ndërkombëtarë kanë depozituar dhe shkresën e gjykatës italiane, të përkthyer, ku sipas tyre tregohet se Bajri e vëllai i tij janë dënuar për organizim të prostitucionit dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Vetë Imeraj ka reaguar pas këtij lajmi dhe është shprehur se nuk është njohur me depozitimin e provave shtesë për të. Imeraj, në një prononcim për Dosja.al është shprehur se do të paraqesë një kërkesë që të njihet me këto akte. Imeraj nuk pranon kurrsesi që të ketë lidhje me krimin e organizuar apo kontakte me persona të inkriminuar, siç dhe pretendohet nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Edhe më herët, ONM u ka rekomanduar Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për konfirmimin në detyrë të prokurores Elizabeta Imeraj, e cila drejton aktualisht Prokurorinë e Tiranës. ONM-ja shprehej se një kredi prej dy milion lekësh e marrë prej saj dhe bashkëshorti i saj, me të cilin është divorcuar në vitin 2019 është tejet e dyshimtë. Sipas ONM-së, për ish-bashkëshortin dhe ish-kunatin e saj, ka të dhëna të forta se janë dënuar për Trafikim të qenieve njerëzore dhe organizim prostitucioni në Romë të Italisë në vitin 2002.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj onm per imerajn elisabeta imeraj onm per imerajn

Sondazh

Poll