Aktualitet

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri kundërshton projektin ‘Mini-Shengen’: Është anti-shqiptar, u ideua nga Serbia për t

29 Qershor 2021, 14:10 Nga DOSJA
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri kundërshton projektin

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri përmes një postimi në ‘Facebook’ ka komentuar projektin ‘Mini-Shengen’, pas takimit që mbajtën ditën e sotme me videokonferencë Edi Rama, Presideni i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Ata e kanë quajtur ‘Mini-Shengenin’ si anti-shqiptar si dhe kanë kritikuar mungesën e transparencës së plotë të këtij takimi. Lëvizja Vetëvendosje ka risjellë në fokus 4 pikat të cilat janë formuluar në kuadër të dëmit që ky projekt shkakton dhe për këtë gjë nuk mbështetet nga 3 prej 6 vendeve të Ballkanit perëndimor.

Sipas Lëvizjes Vetvendosje Shqipëria dhe Kosova janë të njejtit komb dhe duhet të punojnë të koordinuar, dhe jo sikur Kosova të mos ekzistonte. Projektin “Mini-Shengen” e kanë krahasuar me “Unionit Ekonomik Euroaziatik” i cili është i udhëhequr nga Rusia, ku është pjesë edhe Serbia. Kjo gjë e ka penguar Serbinë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me këtë projekt i cili mund të bëhet pengesë për aderimin në BE.

Sipas tyre ky projekt është ideuar dhe krijuar nga Serbia, me synimin e qartë për të dominuar ekonomikisht dhe politikisht gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Postimi:

Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur një deklaratë të përbashkët me anë të së cilës kanë kërkuar që Bashkimi Europian të përmbushë premtimet e saj në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor. Më 29 korrik, do të takohen fizikisht në Shkup për të shqyrtuar progresin dhe për të nënshkruar mes tre vendeve marrëveshje që zbatojnë angazhimet e Samitit të Berlinit, si marrëveshja për bashkëpunimin dhe ndihmën në rast të katastrofave natyrore dhe ajo për lehtësimin e tregtisë, eksporteve dhe importeve në vendet tona.

(e,k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet levizja vetevendosje ne shqiperi mini shengen ballkanik levizja vetevendosje ne shqiperi mini shengen ballkanik

Sondazh

Poll