Bota

Kurz humb votëbesimin në Parlament, Austria me qeveri tranzitore deri në shtator

27 Maj 2019, 15:27 Nga DOSJA
Kurz humb votëbesimin në Parlament, Austria me qeveri tranzitore deri

AUSTRI– Kancelari Sebastian Kurz humb votëbesimin e tij në Parlament pas skandalit korruptiv që përfshinë zëvëndësin e tij.

Vendimi i Parlamentit austriak bën që Kurz dhe qeveria e tij të dorëzojnë detyrën pas humbjes së mbështetjes në radhët e ligjvënësve.

Tashmë presidenti austriak Alexander Van Der Bellen tani do të emërojë një kancelar tranzitor për të udhëhequr vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në shtator.

Qeveria austriake u përfshi në një skandal pas publikimit të një videoje të zv.kancelarit Strache, i cili dha menjëherë dorëheqjen. (Shiko këtu)

Strache u filmua teksa i ofronte kontrata shtetërore një ilogarkeje të dyshuar ruse, në shkëmbim të mbështetjes për fushatën zgjedhore.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hans christian strache plas skandali ne austri sebastian kurz hans christian strache plas skandali ne austri sebastian kurz

Sondazh

Poll