Bota

Dënohet me burg politikani më i fuqishëm në Rumani, Liviu Dragnea ka 6 orë kohë të dorëzohet

27 Maj 2019, 12:00 Nga DOSJA
Dënohet me burg politikani më i fuqishëm në Rumani, Liviu

RUMANI– Kryetari i Parlamentit në Rumani ka vetëm 6 orë kohë për t’u paraqitur në polici. Liviu Dragnea, u dënua nga gjykata me 3.5 vite burg pas akuzave për korrupsion.

Kryetari i PSD, dënohet për një vepër korrupsioni e cila është kryer 10 vite më parë. Ai konsiderohet si politikani më i fuqishëm i vendit.

Pas akuzave për korrupsion, për të u hap një proces gjyqësor i cili u finalizua me dënimin e tij. Vendimi i Gjykatës është i formës së prerë dhe pritet që nga ora në orë ai të përfundojë në komisariat.

Që prej vitit 2016, Social Demokratët kishin ushtruar presion mbi gjyqësorin, duke marrë akuza nga BE, dhe duke sjellë një valë protestash në rrugë.

Të dielën, u mbajt edhe një referendum, i thirrur nga presidenti Klaus Johannis për të parandaluar partinë e Dragneas, që të dobësonte dhe më tej gjyqësorin.

Rumania është renditur si një nga vendet më të korruptuara të BE.  Vendi ka 2 vite që është në një valë protestash që kanë në fokus dekriminalizimin dhe fuqizimin e gjyqësorit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni denohet kryeparlamentari rumun liviu dragnea denohet kryeparlamentari rumun liviu dragnea

Sondazh

Poll

Bota 27 Maj 2019, 05:50

Ç’po ndodh me zgjedhjet në Evropë?

Nga rezultatet e deritashme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në turin e parë, nuk ka asnjë mazhorancë.Vihet re që  partitë popullore të qendrës së djathtë  ...