Bota

Greqi/ Kryeopozitari kërkon dorëheqjen e kryeministrit: Vendi të shkojë në zgjedhje sa më shpejt

27 Maj 2019, 08:45 Nga DOSJA
Greqi/ Kryeopozitari kërkon dorëheqjen e kryeministrit: Vendi të

GREQI– Kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar dorëheqjen e kryeminstrit Alexis Tsipras dhe u shpreh se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejt.

Në deklaratën e tij pas shpalljes së rezultateteve të para zyrtare të zgjedhjeve të 26 majit, Mitsotakis deklaroi se Demokracia e Re “është tashmë forca e parë politike në vend”.

Qytetarët kërkojnë një ndryshim politik. Dhe ky ndryshim filloi ndërkaq. Është e qartë se populli grek ia hoqi mbështetjen maxhorancës qeveritare.

Koha deri në përfundimin formal të mandatit të qeverisë është e vogël, por e mjaftë që t’i shkaktojë një dëm më të madh vendit. Greqia ka nevojë për një qeveri të re të fortë, me votëbesim të freskët nga populli grek, që do të garantojë stabilitetin dhe perspektivën e vendit në këtë konjukturë kruciale.

Kryeministri duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Për të mirën e vendit duhet të jepë dorëheqjen dhe vendi të shkojë në zgjedhje parlamentare sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo është e vetmja zgjidhje e paster,”– mësohet të jetë shprehur lideri i opozitës.

Më tej Mitsotakis theksoi se do të bindë sa më shumë grekë që të jetë e mundur në mënyrë që t’i jepet mundësia për ta qeverisur vendin.

Greqia është munduar shumë. Nuk pret festime, por punë të madhe. Që nesër filloj një betejë të re. Do të bind sa më shumë grekë që të jetë e mundur se e meritojmë shansin që ta drejtojmë Greqinë në një të ardhme më të mire. Tani po lind dielli i një Greqie më të shndritshme,”- përfundoi ai.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni alexis tsipras greqi kyriakos mitsotakis alexis tsipras greqi kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Bota 27 Maj 2019, 05:50

Ç’po ndodh me zgjedhjet në Evropë?

Nga rezultatet e deritashme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në turin e parë, nuk ka asnjë mazhorancë.Vihet re që  partitë popullore të qendrës së djathtë  ...