Bota

Rumani/ Marrëveshjet e referendumit për drejtësi godasin partinë në pushtet

27 Maj 2019, 12:33 Nga DOSJA
Rumani/ Marrëveshjet e referendumit për drejtësi godasin

RUMANI- Si një goditje për partinë në pushtet, rumunët votuan me shumicë dërmuese të dielën në favor të reformës së drejtësisë në një referendum konsultativ të mbajtur në të njëjtën kohë me zgjedhjet e Parlamentit Europian.

Mbi 81.1 për qind e votuesve votuan pro për pavarësinë e sistemit gjyqësor, sipas rezultateve të përkohshme të raportuara nga Byroja Qendrore Zgjedhore. Rreth 13.5 për qind votuan “jo”, ndërsa 5 për qind e votave u zhvlerësuan.

Referendumi i nisur më 25 prill nga Presidenti, Klaus Iohannis përmbante dy pyetje: “A pajtoheni për të ndaluar amnistitë dhe faljet për shkelje të korrupsionit?” dhe “Pajtoheni me një ndalim për miratimin nga qeveria të urdhrave të jashtëzakonshëm në fushën e krimeve, dënimeve dhe organizimit gjyqësor, si dhe zgjatjes së drejtës për ankesë drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese? “

Referendumi ishte nisma e presidentit pasi qeveria e udhëhequr nga Partia Social Demokrate, PSD, në mënyrë të përsëritur nxori dekrete që synonin të dorëzonin sistemin gjyqësor në kontroll më të madh politik dhe të modifikonin kodet penale dhe ligjet e drejtësisë në favor të dënimeve më të buta. Disa raste të korrupsionit kanë përfshirë zyrtarë të lartë të PSD-së, përfshirë kreun e partisë Liviu Dragnea. (Lexo këtu)

“Sot ju keni dhënë një votim të qartë, një votë të fortë, një votë që nuk mund të shpërfillet nga asnjë politikan në Rumani”, -tha Iohannis në një video mesazh menjëherë pas mbylljes së sondazheve.

Udhëheqësi i Partisë Liberale Kombëtare, PNL, Ludovic Orban, u pajtua, duke deklaruar se pas rezultateve të referendumit, asnjë udhëheqës nuk ka të drejtë të guxojë të flasë për amnistitë e drejtësisë, faljet, ose të bëjë drejtësi jashtë gjykatës përmes dekreteve.

Kreu i PSD, Dragnea,  denoncoi votimin si një urrejtjeje ndaj tij. Megjithatë, ai u pajtua me faktin se rezultatet e referendumit dhe të zgjedhjeve evropiane kërkuan analizë serioze.

“Këto rezultate nuk duhet të gëzohen nga PSD, analizë shumë e shpejtë dhe shumë serioze duhet të bëhet brenda partisë, tha Dragnea pasi partia e tij erdhi e dyta në zgjedhjet evropiane, duke marrë 23.32 përqind të votave, duke pakësuar kështu perspektivat e partisë në zgjedhjet presidenciale që duhen mbajtur deri në fund e këtij viti.

Analistët i panë rezultatet si një goditje ndaj PSD dhe udhëheqësit të saj.

“Rumunët kanë zhytur një pjesë në fantazionin e Nikolae Ceausescu”, – tha analisti, Cristian Tudor Popesku, në një koment televiziv, duke tërhequr një paralele midis Dragnea dhe diktatorit famëkeq ish-komunist, Nicolae Ceausescu.

 

Burimi: Balkan Insight 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni liviu dragnea social demokratet ne rumani zgjedhjet ne rumani liviu dragnea social demokratet ne rumani zgjedhjet ne rumani

Sondazh

Poll

Bota 27 Maj 2019, 05:50

Ç’po ndodh me zgjedhjet në Evropë?

Nga rezultatet e deritashme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në turin e parë, nuk ka asnjë mazhorancë.Vihet re që  partitë popullore të qendrës së djathtë  ...