Bota

Të gjithë e harruan, por ja surpriza e zgjedhjeve europiane. Rikthehet në PE, 82-vjeçari Silvio Berlusconi

27 Maj 2019, 09:38 Nga DOSJA
Të gjithë e harruan, por ja surpriza e zgjedhjeve europiane. Rikthehet

Zgjedhjet për parlamentin europian janë kryefjalë e zhvillimeve në vendet e BE. Për shqiptarët, lajmi i mirë ishte Arba Kokalari, 32-vjeçarja që triumfoi duke hyrë për herë të parë një shqiptar në PE.

Por edhe italianët kanë arsye për t’u gëzuar…

Bëhet fjalë për ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, i cili pas largimit nga politika për shkak të skandaleve seksuale, ka arritur të hyjë në PE për herë të tretë.

Futja e Berlusconit në PE vjen pas rikthimit të së drejtës në dhjetor të 2018-ës nga gjykata italiane, e cila më herët ia kishte ndaluar.

Gjendja jo e mirë shëndetësore e italianit që sot është 82-vjeç, duket se është thjesht një “numër”.

Berlusconi i njohur ndryshe si “Kavalieri” me “Forza Italia”, ia doli që të marrë fitoren e shumëpritur me një mbështetje popullore nga italianët.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arba kokalari silvio berlusconi zgjedhjet per parlamentin europian arba kokalari silvio berlusconi zgjedhjet per parlamentin europian

Sondazh

Poll

Bota 27 Maj 2019, 05:50

Ç’po ndodh me zgjedhjet në Evropë?

Nga rezultatet e deritashme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në turin e parë, nuk ka asnjë mazhorancë.Vihet re që  partitë popullore të qendrës së djathtë  ...