Bota

FOTO/ Pamjet nga pritja në Pallatin Perandorak në Tokio, ceremonia madhështore për Donald dhe Melania Trump

27 Maj 2019, 13:49 Nga DOSJA
FOTO/ Pamjet nga pritja në Pallatin Perandorak në Tokio, ceremonia

JAPONI-Presidenti Donald Trump i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania kanë vizituar perandorin japonez, Naruhito në Pallatin Perandorak të Japonisë. Trump është i pari lider  huaj që pritet nga perandori në Jponi. 

Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump nisën vizitën zyrtare me shtrëngime dore dhe një përshëndetje në hyrjen e pallatit. Në diskutimet formale ata biseduan me anë të përkthyesve dhe batutat mes tyre nuk munguan.

Nuk mund të mos binte në sy veshja e Melania-s, e cila mbërriti në Pallatin Perandorak si ‘pjestare’ e familjes mbretërore, e veshur me një fustan të bardhë ‘Carolina Herrera’ prej 4.290 dollarë me detajet florale në njërin krahë.

Perandorja japoneze po ashtu u shfaq në ngjyrë të bardhë në pritjen e madhe, me një kapele dhe një kostum serioz dhe dorashkat po ashtu në ngjyrë të bardhë. Të dyja shoqëruan perandorin dhe presidentin e SHBA-ve në takimin e tyre formal dhe do të bashkohen edhe në vizitat gjatë ditës në Pallatin Perandorak. 

Trump u prit me tapetin e kuq madhështor, ashtu siç u prit në takimin e babait të perandorit aktual të Japonisë, në nëntor 2017 .

“Hera e fundit shumë e veçantë dhe kjo është diçka e madhe dhe shumë e ngjashme me atë takim”- u shpreh Trump në përshëndetjn e tij të parë më peranorin japonez, Naruhito.

Burimi: Daily Mail 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump melanie trump perandoi naruhito vizita ne tokio donald trump melanie trump perandoi naruhito vizita ne tokio

Sondazh

Poll