Aktualitet

KKT miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, AMT: Nuk u prit Kushtetuesja, mafia po tregon që e ka marrë vend

29 Qershor 2021, 14:08 Nga DOSJA
KKT miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar,

TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka konsideruar si një mesazh për Gjykatën Kushtetuese vendimin për miratimin e lejes së ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar.

Në një reagimin zyrtar, vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku Erion Veliaj bëri me dije miratimin e lejes së ndërtimit të godinës së re, AMT shkruan se ky lajm ka vetëm një mesazh, se qeveria nuk njeh asnjë pushtet tjetër përveç vetes dhe se e ka marrë vendimin, pavarësisht se Kushtetuesja nuk është shprehur ende.

Ndër të tjera në postim thuhet se populli ka ende energji për të luftuar dhe që duhet ta aktivizojnë atë për të treguar se nuk e pranojnë këtë përdhpsje të lirive të tyre.

Reagimi i plotë i AMT-së:

Miq e mbeshtetes te Teatrit, rreth 15 minuta me pare, postieri i Kryeministrit, kryetari anti-kushtetues i bashkise, klandestini pa atdhe qe nginjet si shushunje çdo dite duke aplikuar sistem mbledhjesh taksash si ai timarit, provokon duke zyrtarizuar lejen per fillimin e punimeve te Sheshi i Teatrit, te vendi i krimit, ne pasurine tone te perbashket, qe e mbajne rrethuar prej nje viti si shesh ndertimi. Postimi ka vetem nje mesazh, ne nuk njohim asnje pushtet tjeter perveç nesh. Nderkohe qe çeshtja po shqyrtohet ne Gjykaten Kushtetuese, dhe nuk ka nje vendim, mafia e ndertimit po i thote Gjykates, shih se ne e kemi marre vendimin, ju beni si te doni. Kjo nuk ka asnje ndryshim se huri qe kemi ngrene ne kurriz, se gazi i lotsjelles i gulçeve, se fadromat mbi kokat tona, se automatiku drejtuar aktivisteve. Nuk ka asnje ndryshim! Na takon ne te gjithe te tregojme se sa do e pranojme akoma kete perdhosje te lirive tona. Teatri eshte thellesisht çeshtje politike, e mos te mendoje njeri se do ushtroje gjuhen e aksionit politik, duke mos themelu aksionin e vet te kauzat. Te te gjitha! Populli ka energji, eshte i pashtershem, eshte i njejti popull qe e mban Republiken ne kembe me pune e taksa, eshte vetem populli qe mund ta shpetoje demokracine, ne ushtrimin natyror te sovranitetit te vet. Jemi besim plote qe te ne akoma ka energji per te luftuar, na duhet t’i aktivizojme.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, disa ditë pasi qeveria i akordoi fondin prej 900 milion eurosh Bashkisë Tiranë duke i hapur rrugë ngritjes së godinës, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit kkt miraton lejen per ndertimin e teatrit kombetar aleanca per mbrojtjen e teatrit kkt miraton lejen per ndertimin e teatrit kombetar

Sondazh

Poll