Politike

“Të goditën “çunat e llastuar”! S’janë problem njerëzit e thjeshtë”/ Si bie ndesh Pjerin Ndreu me fjalët e veta

29 Qershor 2021, 10:45 Nga DOSJA
“Të goditën “çunat e llastuar”!

TIRANË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është kallëzuar në Prokurorinë e qytetit nga tre efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët pretendojnë se i ka ndaluar që të ushtrojnë detyrën. Por jo më larg se dje, në një intervistë televizive, Ndreu komentoi masakrën e Velipojës. 

Gjatë fjalës së tij për “Top Talk”, Ndreu ka përmendur djemtë e politikanëve dhe biznesmenëve, duke shtuar se kanë nevojë për goditje të dedikuar dhe vetëm për ta. 

“Mendoj se kjo vjen për shkak të kokave të nxehta që kemi ne për t’i zgjidhur gjërat gjithmonë me armë. Nga ana tjetër, shtrohet një problem. Unë jam i shqetësuar për disa probleme të kriminalitetit që në fakt kanë për autorë disa kontigjentë të njohur të skeduar nga policia me rekorde kriminale. Kam frikë se ka lëvizur aksi i goditjes së këtyre personave, që tek personave që bëjnë spektakël nëpër trafiqe me makina dhe janë djemtë e politikanëve, biznesmenëve dhe njerëz me rekorde kriminale që duhet të jenë në fokusin e përditshëm të policisë. Duhet goditje e dedikuar për këta, jo për njerëzit e tjerë. Njerëzit e tjerë që janë qytetarë të rregullt mund edhe të gabojnë, por nuk janë problemi që sjellin pasoja. Duhet goditje e dedikuar për çdo rreth, duhet listë personash që demonstrojnë hapur akte rrugaçërie, veprime të padenja, spektakle në trafik dhe kanë rekorde kriminale si dhe mbajnë armë me vete,”-u shpreh Ndreu.

 

Mos vallë e ka pasur për veten? Jo më larg se disa ditë më parë, kryebashkiaku Ndreu ishte pikërisht një nga personat që vetë ka përmendur në intervistë. Disa ditë më parë, ai ka ndërhyrë tek efektivët e Policisë për të mos shoqëruar pronarin e një hoteli që kishte shkelur rregullat anti-COVID, duke iu prezantuar me ligjin: Ligjin e bëj unë…

Madje, një ditë më pas, ndaj dy efektivëve të patrullës së Shëngjinit ka nisur hetim disiplinor nga eprorët e tyre për “Shkelje të rëndë të atributeve e kompetencave të Policisë”, me argumentin se në hotelin ku kishte muzikë në shkelje të ligjit, po zhvillohej një aktivitet i Bashkisë Lezhë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të huaj. Por edhe efektivët nuk kanë lejuar ngjarjen që të kalojë pa kundërpërgjigje duke nisur një proces gjyqësor me kryebashkiakun, i cili duket se ka harruar që Policia e Shtetit është institucion më vetë, jo i varuar nga Bashkia dhe se urdhërat i merr vetëm nga ligji.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kallezohet pjerin ndreu perplasja e pjerin ndreut me policine pjerin ndreu kallezohet pjerin ndreu perplasja e pjerin ndreut me policine pjerin ndreu

Sondazh

Poll